Turistë me makina ‘retro’/ 160 francezë shijojnë bukuritë e Voskopojës
Për herë të parë një grup prej 160 turistësh francezë përfshijnë në turin e tyre ndërkombëtar edhe Shqipërinë.
Në itenerarin e tyre të lëvizjeve këtë vit pas Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut turistët francezë me mjetet e tyre Citroën të viteve 1960 kanë përfshirë Voskopojën, krahinë të cilën e kanë eksploruar me makinat retro.
Turistët francezë pranojnë se janë mahnitur me bukuritë e natyrës shqiptare por mbi të gjithë me mikpritjen e ngrohtë.
“Në Shqipëri jemi për herë të parë, kemi ardhur me makinat tona të zemrës. Jemi shumë sepse jemi një grup që udhëtojmë nëpër botë, erdhëm në Voskopojë dhe mahnitem nga peishazhi, malet, fushat por mbi të gjithë ngrohtësia e njerëzve”
“Jam nga Franca, i apasionuar pas makinave retro, isha në Itali, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni dhe tani jemi ne vendin me te bukur, ne Shqipëri. Natyra këtu është magjepsëse por edhe ju si njerëz më keni bërë përshtypje”
“Jemi njw shoqate e Citroën nga Franca, 70 makina kemi sjellë, 160 franceze e po udhëtojmë në Ballkan. Ndaluam për një ditë në Voskopojë, këtu gjithçka është çlodhëse. Shqipëria është e bukur, pamjet, liqenet, njerëzit janë shumë të mire.”
“Shqipëria ishte jashtë pritshmërive tona, nuk e prisnim këtë bukuri, këtë mikpritje, rrugë të bukura, i trajtoni mirë turistët, kam kuptuar qe ju dini te bëni turizëm ”
Pas Voskopojës, intenerari i lëvizjes së francezëve është Kolonja, Përmeti, Gjirokastra dhe Berati.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama