Kontrolle me dron, pse nuk gjendet vrasësi i policit në Fier? Sqaron Faik Basha…

14 Maj 2024 | 09:21

Polici Novruz Cenalia mbeti i vrarë gjatë një konflikti të çastit me Asllan Azgan Mërnica. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz në Fier.

Mësohet se viktima ishte efektiv i Shqiponjave dhe me origjinë nga Tropoja. Në momentin e ngjarjes, efektivi Cenalia nuk ishte në detyrë por mbante veshur uniformën e “Shqiponjave” dhe po shkonte në komisariat të merrte shërbimin.

Autori në momentin që e ka qëlluar policin ka qenë në makinë së bashku me nënën e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Ish-drejtuesi i policisë, Faik Basha tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania se nuk ka pasur mobilizim të mjaftueshëm nga strukturat e policisë për të kapur autorin e krimit të rëndë. Sipas tij, në këtë rast duhet të ishin ngritur helikopterët e policisë dhe dronë profesionale, jo si ai që u ngrit nga policia që siç tha ishte shumë i vogël dhe i papërshtatshëm për këtë gjë.

“Kemi parë mjetet dhe pajisjet si helikopterët e policisë së shtetit që jepen e qira për dasma dhe nuk ngrihen, dhe më ngrenë aty një dron 50 mijë lekësh që as për dasmë s’e kap pamjen se është shumë i vogël dhe duan të kapin autorin e një vrasjeje. Qytetarët nuk bashkëpunojnë. Nuk ishte dron profesional që të ketë kamera me rezolucion të lartë, ishte një dron shumë i vogël, më mirë ishte të ishin mobilizuar strukturat, të ishin marrë helikopterët, dronët”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024