Ishte në makinë me të, flet e ëma e vrasësit të policit: Si nisi konflikti
Detaje tronditëse janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit ditën e hënë, ku u ekzekutua me plumb në kokë efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.
Në momentin e vrasjes Azgan Mërnica ka qenë në makinë me mamanë e tij Ajete Mërnica, dëshmia e së cilës ka zbardhur dhe motivin e vrasjes.
Në deklarimet e dhëna në polici, ajo ka pohuar se dy të rinjtë po shkëmbeheshin me makinë dhe nisën një debat se kush do të kalonte në rrugën e ngushtë të fshatit.
Më pas autori dhe viktima kanë dalë nga makina, ku sipas Ajete Mërnicës gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka dëgjuar të shtënën. Ajo ka deklaruar se pas ngjarjes së rëndë i biri e ka dërguar te banesa e të vëllait, ku la dhe makinën dhe më pas u largua me vrap.
“Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Djali zbriti nga makina dhe u konfliktua me policin. Kam dëgjuar një të shtënë me armë. Më pas kemi ikur tek shtëpia e vëllait, sapo la makinën iku me vrap.”- deklaroi Ajete Mernica e cila ka qenë pasagjere në automjetin me të cilin lëvizte i riu.
Policia ka dyshime se pasi braktisi makinën pranë vendit të vrasjes në fshatin Baltëz, autori është larguar me këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni. Kërkimet vijojnë ende në zonë, ku grupe të ndryshme të efektivëve të policisë po vijojnë kërkimet dhe ku kanë ngritur postblloqe të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve