4 miqtë mërgimtarë shqiptarë ecin 10 ditë me biçikletë nga Zvicra në Strugë

17 Maj 2024 | 10:06

Bashkim Hoxha, Ilir Mustafai, Ajri Kacenija dhe Ilir Dalipi janë 4 shokë që kanë bërë me biçikleta një udhëtim 10 ditor nga Zvicra në Strugë.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ata kanë treguar eksperiencën e tyre.

Kacenija tha se udhëtimi ishte mjaft interesant dhe me shumë sakrifica, duke kaluar në shtete të ndryshme dhe duke parë qytete shumë të bukura.

Ai tregoi se e ka pasur gjithmonë pasion udhëtimin me biçikletë dhe sipas tij, vendimi për këtë udhëtim erdhi pasi u dakordësuan edhe me shokët.

“Kjo eksperiencë për ne ishte shumë interesante dhe me shumë sakrifica, duke ecur dhe parë shtete të ndryshme, bregdetit sidomos ishte kënaqësi shumë e madhe. Nëpër qytete të bukura si Rijeka, Dubrovniku, Shqipëria, Shkodra, Tirana.

Pasionin për biçikletën e kam pasur që në fëmijëri. Kam pasur merak të shëtis me biçikletë rreth liqenit të Ohrit. Pastaj në Zvicër edhe atje duke ecur, duke parë natyrën, vendet interesante, informova dhe shokët, i pëlqeu edhe atyre dhe u rakorduam me ta të bërë vizitë me biçikleta në vendlindje”, tha Kacenija.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024