Rama: Nuk ka grupe si Ndragheta dhe Cosa Nostra në Shqipëri, duan të na përbaltin…
Kryeministri Edi Rama së bashku me homologen e tij Italiane pas vizitës dhe inspektimin në kampin e emigrantëve në Gjadër, u nisën drej Shëngjinit ku edhe po zhvillohet konferenca e përbashkët.
Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke i uruar mirëseardhjen kryeministres së Italisë por edhe gazetarëve italianë. Ai zgjodhi që fjalën e tij ta mbante në gjuhën italiane.
Duke iu përgjigjur dokumentarit të Rai 3, Rama tha se ndonëse atje përmendet mafia shqiptare në vendin tonë nuk ka grupe mafioze si Ndragheta dhe Cosa Nostra dhe as premisa që grupet kriminale të emërtohen “mafie”. Kryeministri e cilësoi përbaltje dhe sulm ndaj marrëveshjes mes dy vendeve.
“Një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë dhe veçanërisht për gazetarët italianë. Më lejoni të shpreh lehtësimin dhe kënaqësinë time që t’ju shoh të gjithëve këtu shëndoshë e mirë në këtë zonë që sipas një gazete italiane e cila merret me të nesërmen, zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore.
Më duhet t’ju rrëfej që e kemi marrë shumë seriozisht këtë “zbulim” shqetësues dhe meqenëse gazeta e të nesërmes thoshte edhe që Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre klaneve, do të thotë që po merremi së bashku me Prokurorinë e posaçme për krimet e rënda dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston as në këtë zonë dhe as në vende apo në zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht, veprojnë grupe kriminaliteti, por sipas prokurorisë së posaçme, e cila është pjesë e rrjetit Eurojust, nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një koncept ky mjaft i përdorur kohët e fundit për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, por duke cituar kreun e Prokurorisë së Posaçme shumë të nderuar, nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura, të cilat u ngjajnë organizatave mafioze të llojit Cosa Nostra, Ndragheta, Camorrra apo Sacra Corona Unita sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore.
Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur një trishtim për vetëm gjysmë të vërtetat, të cilat janë thënë në mediat italiane, përfshirë këtu shërbimin publik italian, mbi Shqipërinë, me qëllimin fare të qartë për të hedhur baltë mbi këtë vend, për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive, marrëveshjen e bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Duhet të kenë turp, pra të turpërohen të gjithë ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje, e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të vetë publikut italian.
Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar solidaritetin e tyre ndaj nesh.
Kam marrë mesazhe të shumta nga miq në Itali, në botën e kulturës, të sportit, kundrejt atij lumi balte të shpërthyer ndaj Shqipërisë dhe ndaj qeverisë sonë, qeveri, e cila mund të ketë mbi vete të gjitha mëkatet e botës, por kurrë nuk ka pasur mbi vete mëkatin e një dite të vetëm paqeje në luftën kundër krimit dhe as mëkatin që të kthejë kurrizin kur i është kërkuar të ndihmojë Italinë dhe jo vetëm Italinë. Do më duhet t’ju tregoj që diku, disa qindra metra prej këtu, në një hotel të madh, jeton më shpenzimet tona, tashmë prej dy vjet e gjysmë një komunitet afganësh”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?