Eksperti zbulon detaje nga misioni i spiunëve të BIA: Mesazhi për Beogradin

6 Qershor 2024 | 13:38

Dy persona u arrestuan një ditë më parë në Ferizaj nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Në pranga janë vënë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dhe arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Eksperti Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se ka dyshime që ata kanë vepruar me vite të tëra si spiunë të Serbisë, por prej 1 viti hetoheshin nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Ai zbuloi detaje nga misioni i dy të arrestuarve dhe mesazhi që i dërgojnë Beogradit agjencitë e Kosovës.

“Ata kanë lokalizuar lidhjet e dyshimta dhe përmes hetimeve intensive kanë identifikuar dhe argumentuar lidhjet e tyre me përfaqësuesin e BIA serbe në Ferizaj. Agjencia e inteligjencës ndërmerr veprime ndaj familjarëve të tyre duke identifikuar lidhte e tyre të mundshme edhe me RMV dhe informacionet do përpunohen në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë dhe më tej do bëhet gjykimi i personave. Është një mesazh që i agjencia e inteligjencës i ka çuar Beogradit se veprimet e tyre në Kosovë tani nuk mund të jenë të qeta pasi agjencia ka mënyrë dhe mundësitë për t’i identifikuar”, tha Shala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026