“Uji skadon”, nutricionisti: Mos blini bidona 5 apo 10 kg, por shishe të vogla
Nutricionisti Altin Joka tha në “Good Morning Albanians” në Euronews se uji nuk dhe të merret në bidona të mëdhenj 5 apo 10 kile pasi duke qëndruar më gjatë i hapur dhe në plastikë, ai mund të sjellë dëme në shëndetin tonë.
Joka tha se uji i mbyllur i ruajtur nga kushtet atmosferike nuk skadon, por në momentin që hapet duhet të konsumohet sa më shpejt.
“Në Europë nuk para shitet ujë 5-10 kile. Gjithashtu nuk e mbajnë në temperatura të larta apo në diell, kjo është shumë negative, pasi reflektimi që bën dielli te plastika, patjetër do japë probleme të plastikës, por edhe probleme mikrobiale se sa më e lartë të jetë temperatura e ujit aq më shumë mikrobe ka.
Aspekti i skadencës, të mos harrojmë se uji ka një skadencë si ilaçet, apo mjalti të cilat mund të mos skadojnë por me ligj u vihet një datë skadence. Uji në këtë drejtim nuk mund të skadojë sepse ai është i mbyllur, por në momentin që hapet, bakteret futen në strukturën e ujit dhe do ndikojë në shëndetin tonë. Unë nuk rekomandoj të merret uji në bidona”,-tha nutricionisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon