Euro 2024| Italia fiton ndeshjen kundër Shqipërisë me rezultatin 2-1

15 Qershor 2024 | 22:55

Ka përfunduar në rezultatin 2-1 në favor të azzurr-ëve sfida mes Italisë dhe Shqipërisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit në Gjermani, për Euro 2024.

Kombëtarja shqiptare ka shënuar gol që në 23 sekondat e para të ndeshjes kundër Italisë.

Ka qenë Bajrami ai që shkatërroi rrjetën e ekipit kundërshtar që në sekondat e para të sfidës.

Por duket se gëzimi nuk zgjati, pasi Italia shënoi shpejt golin e barazimit dhe më pas atë të avantazhit.

Italia ka barazuar me Bastonin në minutën 11 dhe më pas ka kaluar në avantazh me Barellën në minutën e 16-të.

Kombëtarja shqiptare u mbështet nga mijëra tifozë në Dortmund, që e mbushën stadiumin me ngjyrat kuqezi.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Broja.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Pellegrini, Barella, Frattesi, Scamacca, Chiesa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026