Specialisti i qarkullimit: Tirana ka 150 mijë makina, 10 mijë janë shtuar në 3 muaj
Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shtetit ka bërë me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare me qëllim lehtësimin e qarkullimit.
Gerhard Baka specialist i qarkullimit rrugor nga tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanian se Tirana është shumë e ngarkuar me automjete çka bën që trafiku të jetë gjithë kohës i rënduar.
Baka u shpreh se Tirana ka 150 mijë makina nga të cilat 10 mijë janë shtuar në 3 muaj.
“Ky udhëzim ka që nga 2018 që është futur në qarkullim me qëllim për të krijuar disa lehtësira në akse që kanë më shumë fluks për shkak të turistëve. Sezoni turistik dhe veror në kryeqytet 3 vitet e fundit na tregoi se ngarkesa e trafikut jo domosdoshmërish lidhet me mjetet e tonazhit të rëndë, kemi pasur një fluks turistësh dhe shtim të mjeteve që janë çregjistruar së fundmi, janë mbi 10 mijë mjete të reja brenda 3-4 muajve të parë vetëm për Tiranën. Janë me qindra mijëra mjete në Tiranë, mbi 150 mijë mjete të regjistruara vetëm për kryeqytetin, pa marrë parasysh mjetet që merren me qira nga turistët”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA-Kinë
- E rëndë në Kamëz! 2 persona përplasen nga makina, humb jetën 46-vjeçarja
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
- 10:37 Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit