“Fotografoja vajzat bio të kohës”, Tasho: Del sot në rrugë dhe 7 vajza janë njësoj 

17 Qershor 2024 | 10:03

Fotoreporteri i njohur Roland Tasho ka çelur një ekspozitë shumë të veçantë. Ekspozitën ia dedikon vajzave që ikën në vitet ’90 për një jetë më të mirë. Ato ishin “ajka” e rinisë së Tiranës së viteve ’80.

Rolandi i ka fotografuar sepse atëherë ia kërkonte puna ne revistën “Ylli” por po ashtu ka bërë edhe disa fotografi miqësore. Disa nga këto vajza ai i ka ritakuar në Francë, Itali, Amerikë, Zvicër, Greqi, Hungari…

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania Tasho tha se në atë kohë bukuria ishte unike te secila vajzë, ndërsa sot ndërhyrjet e shumta estetike kanë bërë që shumë vajza të duken njësoj

“Bukura është po ajo, vetëm në këtë aspekt nuk jam shumë dakord, në atë kohë ishte pjesa bio, në këtë kohë kanë filluar ta ndryshojnë shumë portretin, këto ndërhyrjet bëjnë që të duken si kopja e njëra-tjetrës, fillojnë bëjnë hundën, vetullat, dikur bukuria ishte unike, sot po të dalësh sheh 7-8 vajza me të njëjtën hundë të njëjtat vetulla, atëherë bukurinë ta jepte edhe veçantia. Kam fotografuar shumë edhe miset, mund të themi se më e bukur te vajzat është shpirti i bukur se pamja e bukur, kemi parë vajza të bukura me një zhargon apo të folur që nuk e bën shumë të bukur një vajzë”, tha fotografi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024