Kroçiera luksoze në Durrës, mbërrijnë për herë të parë 150 turistë nga SHBA e Kanada
Në portin e Durrësit ka mbërritur një tjetër kroçierë luksoze, e cila fut portin më të madh të vendit tonë në itenerarin përreth detit Mesdhe.
“World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë, që vijnë për herë të parë në Shqipëri.
Për kapitenin e portit të Durrësit, kjo kroçierë është në nivelin më të lartë të luksit.
“Kjo është niveli më i lartë i luksit të një kroçiere që ka vizituar portin e Durrësit. Është një sezon i mbarë. Porti po vizitohet vazhdimisht nga jahte dhe kroçiere luksi”,-tha Taulant Allka, kapiten i portit Durrës.
Gjatë qëndrimit disa-orësh, turistët vizituan Durrësin, Krujën dhe Tiranën.
Ndërkohë, “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në muajin korrik, në portin e Sarandës dhe Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur