Keni dhimbje koke nga dielli? Farmacisti tregon çfarë duhet të pini…

21 Qershor 2024 | 08:31

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ekstremisht të lartë që pritet të arrijnë pikun ditën e sotme ku termometri pritet të shënojë mbi 40 gradë celsius.

Një nga problemet që vjen nga i nxehti është edhe dehidratimi, i cili çon më pas në shqetësime të tjera dhe për këtë arsye duhet të tregohet kujdes me ujë, lëngje edhe me multivitamina në rastin kur është e nevojshme.

Farmacisti Marsild Xhemollari tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në periudhën e verës më shumë pacientë kërkojnë zgjidhje për dhimbjen e kokës.

Ai u shpreh se medikamentet standarde që rekomandohen janë paracetamoli dhe ibubrofeni.

“Dhimbja e kokës mund të vijë si shkak i disa situatave të ndryshme që mund të prekin organizmin, shumica është nga vapa. Gjithmonë zgjedhim alternativat më të thjeshta, pastaj nëse duhet një detajim i kurimit… Ibubrofeni dhe paracetamoli janë zgjidhja standarde”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024