Dënimi i Fredi Belerit, reagon ministria e Jashtme e Greqisë

25 Qershor 2024 | 18:24

Ministria e jashtme e Greqisë ka reaguar këtë të martë lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Shqipëri, e cila la në fuqi vendimin me dy vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Për ministrinë greke ky vendim konfirmon shqetësimet që Greqia ka shprehur më herët për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri. Sipas saj mohimi që iu bë Belerit për të bërë betimin si kryebashkiak ka sjellë si rezultat që bashkia e Himarës prej gati një viti të udhëhiqet nga persona që nuk janë votuar nga komuniteti lokal.

“Që në krye të herës, Greqia kishte shprehur shqetësimin e saj për shumë aspekte të çështjes në lidhje me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në veçanti, rezervat kishin të bënin me shkeljen e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, vendosjen e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betimin, duke bërë që Bashkia e Himarës të administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.”

Në reagimin e saj ministria e jashtme greke shpreh gjithashtu se Fredi Beleri është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian dhe i takon autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mundësinë atij të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga seanca në korrikun e ardhshëm.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri. Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mundësinë atij të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga seanca plenare në korrikun e ardhshëm”, thuhet në reagimin e ministrisë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026