“Turqit e donin Kadarenë!” Kreu i diasporës shqiptare: E lexonin në turqisht!
Bora Zukali, kreu i komunitetit shqiptar në Turqi tha për Euronews Albania se homazhe për Ismail Kadarenë janë mbajtur edhe në Turqi.
Ai tha se në nder të tij është hapur dhe një libër kujtimesh, ku dashamirës turq e shqiptarë të shkrimtarit kanë lënë mesazhet e tyre të ngushëllimit.
Zukali tha gjithashtu se edhe në Turqi shkrimtari shqiptar duhej shumë e të shumtë ishin turqit që ia kanë lexuar veprat.
“Në konsullatën e Stambollit është hapur një libër ngushëllimesh që kush kishte dëshirë nga komuniteti shqiptar apo nga populli turk, ka shkuar në konsullatë dhe i ka shpërndarë aty ngushëllimet. ministria e jashtme ka hapur edhe një faqe për ngushëllim. Populli turk dhe populli shqiptar e kanë konsideruar një humbje shumë të madhe vdekjen e Ismail Kadaresë”,
i pyetur nëse politika turke ka shprehur ngushëllime për Kadarenë, ai tha se një gjë e tillë nuk është bërë e ditur për publikun, por me siguri sipas tij janë dërguar letra nga zyrtarët dhe ambasada. Ai tha se Kadareja do kujtohet gjithmonë.
“Ne si komuniteti shqiptar kemi bërë takime me komunitetin turk ku i shpërndanim libra të Kadaresë në gjuhën turke. Gjithë populli turk ka qenë i kënaqur. E donin shumë dhe i dinin të gjitha ato novelat”,-tha Zukali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat