Ushtria serbe në Bosnjë| Eksperti zbulon planin: Ç’pritet të ndodhë në gusht-shtator
Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, përmes një lidhje në Euronews Albania, ka folur mbi parakalimin e ushtrisë Serbe në Bosnjë-Hercegovinë (Në Republikën Sërpska), pa marrë leje nga autoritetet federale.
Shala është shprehur se ky veprim do e thellojë ndarjen mes pjesës federale të Bosnjës dhe Republikës Sërpska.
Ai tha gjithashtu se prezenca e ushtrisë serbe në Bosnjë është një mesazh se ata do të luftojnë për të shkëputur nga ky shtet Republikën Sërpska.
Sipas Shalës, tensionet pritet të përshkallëzohen edhe më tej në periudhën gusht-shtator, ku është planifikuar një aktivitet policor, ku do të ftohet edhe xhandarmëria e Serbisë.
“Tani çështjet po bëhen shumë më komplekse, pasi ministri i Mbrojtjes së Bosnjë Hercegovinës padyshim do të tentojë të bëjë marrë veprime konkrete sa i përket çështjes së zbulimit se si kanë hyrë në territorin e Bosnjës, në Republikën Sërpska, por kjo do i thellojë ndarjet mes pjesës Federale dhe Republikës Sërpska, ku dihet që tensionet tani që nga qershori i vitit të kaluar jënë në formësim e sipër, nga deklarimet e Dodik për shkëputjen dhe për ndryshim të marrëveshjes së Dejtonit.
Dhe prezenca e ushtrisë së Serbisë në formatin e kadetëve është treguese e një filozofie që populli serb në Republikën Sërpska janë të rinj dhe ne do të luftojmë me të rinjtë tanë nga Beogradi që edhe këtë pjesë të territorit tonë do e marrim.
Raste të tilla ne do i shohim edhe në vazhdim. Republika Sërpska ka parashikuar që në gusht-shtator të ketë një aktivitet policor ku do të ftohet edhe xhandarmëria e Serbisë, çka do i përshkallëzojë tensionet”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut