U dënua për vrasjen e politikanit të lartë serb në Kosovë, arratiset Marko Roshiç
Marko Roshiç, njëri ndër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç është arratisur.
I shpallur fajtor dhe i dënuar me 8 vjet burg nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Roshiç ishte liruar nga paraburgimi dhe po mbrohej në liri.
Megjithatë, pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj tij dhe tre të tjerëve të premten e 28 qershorit, Roshiç është arratisur nga drejtësia. Ai nuk është në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut nga zyrtarët policorë të Kosovës.
Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Po, është arratisur. Ai ka qenë në shtëpi”, ka thënë shkurt Elshani.
Më 28 qershor Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 22 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve