Spanja në finale! Në mbrëmje konfirmohet skuadra e dytë, favoriti në Holandë-Angli
6 fitore radhazi deri më tani, Spanja është për rekord, ndërsa është ekipi i parë i kualifikuar në finalen e kampionatit evropian. Skaudra e udhëhequr nga Luis de la Fuente zhvilloi një tjetër paraqitje pozitive, ndërsa mposhti me përmbysje Francën, përballje e mbyllur në shifrat 2-1. Gjelat shënuan të parët me Kolo Muani, ndërsa eurogol i Yamal solli barazpeshën, me Olmon që përmbysi gjithcka në fraksionin e parë.
Spanja ka shansin të shkruajë historinë si ekipi me më tepër europianë të fituar, ku aktalisht ka 3, baraz me Gjermaninë. Në mbrëmje konfirmohet ekipi i radhës finalist, ndërsa luhet dueli klasik Holandë-Angli. Dy ekipe të cilat kanë bërë mirë deri më tani, por në lojë mbetet vetëm 1 biletë. Tulipanët nuk i druhen britanikëve, kjo për faktin se më herët e kanë mposhtur 7 herë, kundrejt 6 të 3 luanëve dhe 9 duele të mbyllura në barazim.
Ndeshja e fundit mes tyre daton në 2019-ën, ku Holanda fitonte 3-1 në Nations League, por favorit në mbrëmje cilësohen anglezët. Mes shumë polemikash, gjykimi i është besuar gjermanit Felix Zwayer.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve