Superkompjuteri parashikon fituesin e Euro 2024 mes Anglisë dhe Spanjës

12 Korrik 2024 | 11:46

Një super kompjuter ka parashikuar fituesin e Euro 2024. Anglia përballet me Spanjën në finalen e “Olympiastadion” në Berlin të dielën në mbrëmje.

Tre Luanët rezervuan vendin e tyre në finale me fitoren dramatike ndaj Holandës.

Është hera e parë në histori që kombëtarja e anglezëve për meshkuj arrin në një finale në tokë të huaj.

Southgate gjithashtu u bë trajneri i parë që e çoi skuadrën në dy finale në turne të mëdhenj.

Spanja arriti në finale duke mposhtur Francën në gjysmëfinalen e parë 2-1.

Super kompjuteri ka simuluar tani finalen mes Anglisë dhe Spanjës 100,000 herë për të zbuluar se kush do të fitojë.

Dhe është një lajm i keq për Tre Luanët pasi parashikon që Spanja do të ngrejë trofeun.

Super kompjuteri sugjeron se skuadra e Luis de la Fuente ka një shans 54.7 për qind për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave.

Anglisë i është dhënë vetëm 45.3 për qind shanse për të fituar Evropianin e saj të parë në histori.

Për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave, spanjollëve iu është dhënë një shans 35.44 për qind krahasuar me 32.94 për qind të Anglisë.

Kjo do të thotë që super kompjuteri mendon se ka 31.62 për qind mundësi që ndeshjes t’i duhet të paktën kohë shtesë për të gjetur fituesin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026