Lajla Përnaska: Mjekësia është edhe biznes, por thelbi mbetet humanizmi
Mjekia, sipërmarrësja e politikania Lajla Përnaska është shprehur se në ditët e sotme mjekësia në njëfarë mënyre është kthyer edhe në biznes.
Komentet Përnaska i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se megjithëse në disa aspekte mjekësia shihet si mënyrë fitimi, sërish thelbi i saj është humanizmi.
Ajo foli gjithashtu edhe për jetën e saj në fushën e mjekësisë, studimet dhe specializimet në vende të ndryshme të botës.
“Kjo mënyrë e të organizuarit që nga mendësia jonë, nëpërmjet këtyre informacioneve e dijeve që t’i përditësojmë e t’i bëjmë tonat në jetën e përditshme, është në favor të shëndetit, të jetëgjatësisë.
E kam përqafuar me shumë dëshirë mjekësinë, që nga momenti që nisa studimet. Kam arritur maksimumin e rezultateve në fakultet, pastaj jam specializuar në Francë, në Paris. Pastaj kam bërë trajnime në shtete të ndryshme, që nga SHBA e deri në Izrael e Indi.
Gjithë rrugëtimi e ecuria e jetës sime në mjekësi ka pasur që nga aktiviteti klinik, deri te shëndeti publik, te politikbëria. Kështu që e kam ruajtur marrëdhënien time me fushën e shëndetësisë, duke kontribuar në përgatitjen e politikave, të ligjeve dhe kam gjetur mënyrën që përshtatet me natyrën time për të përcjellë njohuritë te të tjerët përmes botimeve.
Shëndetësia në një këndvështrim është kthyer në biznes, në një pjesë të saj po. Por thelbi i mbetet humanizmit si një shkencë humane. Unë besoj te çdo mjek se është brenda tij pjesa e humanizmit, pavarësisht ndikimit komercial dhe pjesës që lidhet me fitimin në shëndetësi”, tha Përnaska.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij