“Me çfarë ka komunikuar Nuredin Dumani”- Softa: Tronditet siguria në burgje nëse…

20 Korrik 2024 | 21:19

Emri i Nuredin Dumanit është kthyer sërish në vëmendjen e mediave pas akuzave të motrave Nikolli se ai është personi që porositi vendosjen e eksplozivit në banesën e tyre.

I ftuar në emisionin Review, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha se duhet të bëhet një hetim për të vërtetuar nëse Dumani ka pasur linjë interneti në qeli, apo pajisje nga ku mund të ketë komunikuar me perona të tjerë jahstë burgut.

Eksperti nënvizoi se nëse vërtetohet se Nuredin Dumani ka komunikuar nga burgu për të porositur krime të tjera do të jetë një tronditje e madhe për sigurinë në ambientet e vuajtjes së dënimit.

“Brenda institucionit të vuajtjes së dënimit duhet parë nëse ka pasur mjete të komunikimit dhe nëse ka pasur akses në internet. Duhet vërtetuar a ka pasur kompjuter, lap top apo celular, me çfarë ka komunikuar?

Nëse ka patur komunikim, ky komunikim nuk mund të jetë vetëm me vajzën por mund të jetë dhe me persona të tjerë në aktivitetet ku ai dyshohet. Duhet të vërtetojmë nëse ka lidhje me personit që ka vendosur lëndën plasëse dhe Nuredin Dumanit, apo lidhje të personave të tjera që kanë marrë pjesë në këtë akt terrorist.

Nëse gjejmë lidhjet tronditet gjithçka, tronditet siguria në burgje. Pasi ajo vajza rrëfen hallin e vetë dhe nëpërmjet hallit të vetë ajo thotë dhe hallin e të gjithëve, që në burgje nuk ka siguri, nga burgjet bëhen porosira dhe aktivitet kriminal”, tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026