Konflikti fizik brenda Bashkisë së Tiranës, flet Taulant Balla

22 Korrik 2024 | 22:31

Tedi Blushi dhe Halit Valteri u përfshinë në një koflikt fizik këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në Bashkinë e Tiranës. Një fotografi e shkrepur nga Agim Rama tregon momentet e dhunës mes dy politikanëve. Më pas në polici është shoqëruar sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Lidhur me këtë ngjarje u pyet në “Now me Erla Mëhillin” edhe Ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, i cili tha se shoqërimi i Blushit duhet të jetë bërë pasi personi tjetër mund ta ketë denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa më tepër se te ngjarja u ndal te risia e policisë së shtetit ku sipas tij personat e shoqëruar nuk qëndrojnë më 10 orë, por 5.

“Minimalisht nëse ajo ngjarje ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, mendoj se një nga palët duhet të ketë bërë ankesë. Nëse ka bërë është detyruar personi tjetër që të shoqërohet në polici për t’ju marrë deklarimi. Madje, ja një risi e ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Shoqërimi në ligjin e vjetër është 10 orë, me ligjin e ri do të jetë 5 orë.

Mua si Ministër i Brendshëm nuk më lejohet të kem një koment politik si ministër i Brendshëm. Unë jam betuar para kushtetutës dhe para kolegëve të mi deputet, unë di ta ndaj rolin e Taulant Ballës si politikan dhe detyrën time si Ministër i Brendshëm. Dhuna është absolutisht e papranueshme”,-tha Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026