Lebron James udhëheq SHBA në Lojërat Olimpike, 39-vjeçari do të jetë flamurmbajtësi

23 Korrik 2024 | 18:28

Ndër basketbollistët më të mirë të historisë së këtij sporti në Amerikë, ndërsa synon të fitojë medalje ari edhe në Paris, bëhet fjalë për Lebron James.

39-vjecari do të udhëheqë paradën e sportistëve amerikanë në lojërat olimpike, duke u bërë i pari basketbollist që e arrin diçka të tillë. James u nominua nga Steph Curry, duke e cilësuar atë si imazhin ideal të lojërave olimpike për sjelljen brenda dhe jashtë sportit.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të përfaqësosh Shtetet e Bashkuara në këtë skenë globale, veçanërisht në një moment që bashkon botën. Për një fëmijë të Akron si unë, kjo përgjegjësi do të thotë gjithçka jo vetëm në nivel personal, por për familjen time, për të gjithë qytetin tim, për shokët e skuadrës, për të gjithë atletët olimpikë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë vendin me ëndrra të mëdha. Sporti ka fuqinë të bashkojë dhe unë jam krenar që jam pjesë e një momenti kaq të rëndësishëm në këtë mënyrë”.

Kjo do të jetë olimpiada e katërt për James, pas medaljes së bronzit në Athinë dhe më pas dy medalje të artë në Pekin e Londër. Kujtojmë që SHBA do të përfaqësohet me më tepër se 590 sportistë në olimpiadën që nis më 26 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026