Interpelanca me ministrin Gonxhja, Ina Zhupa: Pse nuk zbatoni rekomandimet e UNESCO?

25 Korrik 2024 | 12:18

Deputetja Ina Zhupa i ka kërkuar sqarime këtë të enjte ministrit të Ekonomisë dhe të Kulturës Bledi Gonxhes për zonat e mbrojtura. Ajo tha se ministria e Kulturës nuk ka vullnet për të zbatuar rekomandimet e UNESCo.

Në një interpelancë me ministrin Gonxhe ajo tha se politikat e ndjekura nga qeveria po bëjnë që zona të mbrojtura nga UNESCO të shpallen si zona në rrezik.

“E kam kërkuar këtë interpelancë për të dhënë shpjegime se përse qeveria shqiptare në mënyrë të vazhdueshme e kokëfortë injoron të gjitha rekomandimet e UNESCO? Çfarë interesi ka shteti shqiptar që pasuria e tij e mbrojtur nga UNESCO të shpallet në rrezik, siç rrezikon Ohri nga punimet në Drilon-Tushemisht, apo Butrinti nga koncesioni që keni dhënë ju si qeveri? Pse nuk shfrytëzoni të gjityhë kapacitetet intelektuale dhe akademike të arkeologëve historianëve, shqiptarë, nuk pyesni për asgjë, por merrni të huaj, koncesionar, njerëz pa eksperiencë, ndërsa vetë vetë raporti i UNESCO-s thotë se bordi i drejtorëve nuk ia kishin idenë turizmit”,-tha Ina Zhupa.

Bledi Gonxhja tha se disa nga gjërat e deklaruara nga deputetja Zhupa nuk janë të verifikuara, ndërsa u shpreh se raporti i UNESCO i miratuar në Indi shpreh mirënjohje për punën e qeverisë.

“Më vjen zot t’ju them se për disa gjëra që ju thatë nuk janë të verifikuara as nga UNESCO e as nga informacione zyrtare. Sa i takon asaj që ju përshëndetët, dhe që ishte vërtet për tu mbështetur në komitetin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në New Dehli që vendimi i tyre u konfirmua i plotë, unanimisht me një përmbajtje rreth 12 pikash, nga të cilat 9 pika janë mirënjohje për punën e bërë nga shteti shqiptar për të gjitha hapat që ata kanë pritur të sqaroheshin. Ky është një raport kompleks që shpesh ngjall diskutime e pikëpyetje”,-tha Gonxhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026