U rrëzua në Alpet e Shqipërisë, gjendet i vdekur 30-vjeçari nga Kosova
Është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të Kosovës, i cili ra nga një lartësi në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë të Shqipërisë.
Policia e ka identifikuar viktimën si L.A, 30 vjeç. Për shkak të terrenit të thepisur, ai kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë humbi jetën.
Policia e Tropojës njoftoi mbrëmjen e 27 korrikut se kërkimet për të nisën në nga orët e para të mëngjesit së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.
Policia e Tropojës tha se së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës arritën të nxirrnin edhe tre shtetas të tjerë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar.
Mësohet se të tre personat e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan REL.
Një ditë më herët, kur u bë publik lajmi se një shtetas i Kosovës dyshohej se kishte vdekur në Valbonë, autoritetet shqiptare kishin thënë se për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar edhe ndërhyrja e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes për të lokalizuar trupin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë