“A të mbështet Mitsotakis për Himarën?”- Vangjel Tavo zbulon marrëdhëniet me Athinën
Kandidati i PS për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, është shprehur se e ka mbështetjen e politikës greke për të garuar.
Komentet Tavo i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se të gjitha palët, përfshi atë greke, janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve në Himarë.
Tavo tha gjithashtu se pasi të zgjidhet në krye të Bashkisë, në Himarë do të mbizotërojë qetësia, bashkëpunimi e bashkëjetesa.
“Janë ditë të ngarkuara. Kjo është fushata e 18 për mua. Fushata është intensive, ka pak kohë, ka pak ditë. Këto zgjedhje janë specifike. Jemi të detyruar të punojmë intensivisht për të takuar banorët e çdo qëndre apo fshati. Si rezultat edhe i karrierës sime të gjatë politike, edhe si rezultat i profilit tim si politikan që jam shquar për zgjidhjen e problemeve, më është kërkuar që të kandidoj për Bashkinë e Himarës.
Ka investitorë të ndershëm që duan të investojnë në Himarë, por ka edhe investitorë që duan të vijnë në Himarë e të grabisin pronat e Himarës. Kjo do të marrë fund. Nuk mund të përfitojë askush në mënyrë të paligjshme asnjë metër katror tokë. Askusht nuk do ta ketë firmën time për të marrë tokat e himariotëve. Ata që vijnë të investojnë në mënyrë të ndershme, janë të mirëpritur të vijojnë investimeve. Pas certifikimit të pronave, unë ftoj gjithë bijtë e bijat e Himarës që të vijnë e investojnë në vendin e tyre. Rezultatin unë nuk e diskutoj fare. Diferenca e zgjedhjeve do të jetë shumë më e madhe se 331, do të jetë më shumë se 1000 vota.
Greqia kur shikon që shkelen të drejtat e shtetasve të vetë, ka të drejtë të reagojë. Padyshim që nuk kam asnjë kundërshtim nga Greqia për të kandiduar në Himarë, do të thotë që e kam mbështetjen. Kam jo pak miq në politikën greke, edhe në nivelet e larta. Kam kontaktuar me ta dhe mund të them që më kanë thënë po, situata prej një viti në Himarë kërkon një zgjidhje. Edhe pala greke është e interesuar të rikthehet normaliteti në Himarë. Këtu do mbizotërojë qetësia, bashkëjetesa dhe bashkëpunimi”, tha Tavo.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë