“Lideri i Hamas humbi 60 anëtarë të familjes”, eksperti Hoti: Si u ekzekutua Haniyeh
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti ishte këtë të mërkurë ku foli për vrasjen e liderit të Hamasit. Ismail Haniyeh u vra këtë të mërkurë ndërsa merrte pjesë në fjalimin e parë të mbajtur nga presidenti i ri i Iranit.
Hoti tha se Izraeli ka nisur ‘operacione kirurgjikale” ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në planin e sulmit të 7 tetorit dhe vrasja e liderit të Hamasit është një pasojë e kësaj. Sipas ekspertit liderit të Hamasit i janë vrarë 60 anëtarë të familjes.
“Ismail Haniyeh ka aderuar në lëvizjet palestineze që në vitet 80. Ai ka qenë figura kryesore dhe lideri i Hamasit, si dhe një kryenegociatori brenda fraksioneve politike palestineze për të arritur në një front të përbashkët. Pas sulmeve të 7 tetorit, Izraeli filloi operacionet që jaën goditjet kirurgjikale.
Ismail Haniyeh ka humbur 60 anëtarë të familjes së tij, së fundi ka humbur edhe tre djemtë dhe nipat e tij nga një goditje e kalibruar e ushtrisë izraelite. Ai mendohet se është goditur në dritaren e dhomës së gjumit në orët e para të mëngjesit në një goditje të kalibruar e një predhe drejt e në krevatin e tij të gjumit e nuk ka pasur asnjë mundësi të mbijetonte. Gjithashtu simbolika e ngjarjes ka rrjedhoja, mund të kemi një zgjerim të konfliktit me pjesën e mbëtur të Hamasit”,-tha Dritan Hoti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)