“Tirana do prodhojë më shumë mandate”, Çeka: Do jetë pasqyrë e ndryshimit politik

4 Shtator 2024 | 21:53

Bledian Çeka, nga Data Centrum tha në “Barometri” në Euronews Albania se Tirana si qark pritet të prodhojë një numër më të madh mandatesh në zgjedhjet e 2025.

Nisur nga kjo sipas tij, Tirana si bashki do të jetë pasqyra e ndryshimit politik nëse këto zgjedhje do të prodhojnë ndryshim.

“Ekziston potenciali që Tirana të ketë 2-3 ose 4 mandate më shumë që mund të shkojë në 39 ose 40, por kjo mbetet për t’u parë nga gjendja civile. Ka potencial që Shkodra, Lezha, mund të jenë minus, ose Elbasani, me çfarë kemi parë nga shifrat. Dhe në varësi të kësaj lloj dinamike që është e pritshme për shkak të migrimit të brendshëm mund të shkojë në 40 mandate maksimalisht. Kjo do të thotë që 28 për qind e deputetëve të parlamentit dalin nga Tirana, si qark. Nëse flasim për ndryshim politik po ose jo, Tirana do jetë pasqyra. Sidomos bashkia Tiranë, ku mendohet se janë qytetarët më të pavarur nga politika, më shumë të punësuar në sektorin privat japin reagimin e parë ndaj ndryshimit politik”, tha Çeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025