PD mbledh sot drejtuesit politik të qarqeve, do të flasë edhe Berisha

8 Shtator 2024 | 16:05

Pasditen e sotme në orën 17:00 do të mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Demokratike.

Kjo është mbledhja e parë pas caktimit nga Kryesia dhe pas përcaktimit të aksionit politik për 4 muajt në vijim në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Mësohet se pjesa e parë e takimit do të jetë publike, ku do të mbajë fjalën e tij edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura ku do të vijohet me diskutimet mbi aksionin politik.

Mbledhja vjen teksa ditën e sotme u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste, gjatë të cilës u caktuan edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Duket se këto zhvillime tregojnë se palët politike po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026