Rritet numri i pacientëve me probleme me zemrën, shkaqet që ndikojnë
Numri i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare po rritet çdo ditë.
Mjekët thonë se kjo është pasojë e diagnostikimit dhe trajtimit më të mirë, por stili i jetesës ka ndikim të konsiderueshëm.
Mjeku Bernard Shehu deklaron për Euronews Albania: “Faktorët e lidhur me stilin e jetesës, abuzimi me substancat si droga dhe alkooli janë rreziqe për sëmundjet kardiovaskulare. Një diagnostikim i mirë ndihmon në rritjen e numrit të diagnostikimeve.”
Mesatarisht, bëhen 10 urgjenca kardiake çdo ditë.
Mjekët janë të shqetësuar se sëmundjet kardiake po prekin individë gjithnjë e më të rinj, përfshirë pacientë 25-vjeçarë me infarkt akut të miokardit.
“Abuzimi me drogën, veçanërisht me kokainën, ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e infarktit të miokardit dhe sëmundjeve koronare në moshat e reja,” tha Shehu.
Sipas mjekëve, zemra jep sinjale kur po vuan, ndaj duhet ta dëgjojmë.
“Çdo dhimbje gjoksi e lidhur me përpjekjen fizike duhet të merret seriozisht. Është një urgjencë; duhet të thërrasim 127,” deklaroi kardiologu Shehu.
Vitet e fundit, Shqipëria është renditur mes vendeve me rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës, me rreth 3000 infarkte në vit, nga të cilat 12% nuk e kalojnë dot.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh