“Shqipëria është e pagoditshme”, Rama falenderon Erdogan për dronët kamikazë

10 Tetor 2024 | 14:50

Gjatë fjalimit të tij pranë presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi këtë mundësi për ta falënderuar publikisht për nënshkrimin e tri marrëveshjeve, si dhe për një dhuratë të rëndësishme nga Turqia në fushën e ushtrisë.

Rama njoftoi se, falë marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, Turqia ka dhuruar disa dronë kamikazë për Shqipërinë.

Ai theksoi se ky akt nuk duhet të shqetësojë askënd, duke e quajtur këtë dhuratë si një mesazh të qartë për sigurinë dhe “paprekshmërinë” e Shqipërisë.

“Nga ana tjetër jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake në Shqipëri fuqizimine marrëdhënive në aspektin ushtarak, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur kapacitet të lartë për prodhimet ushtarake. E thashë në hapje të mbledhjes së Këshillit që une çmoj dhuratën e presidentit në këtë kohë të trazuar, ku bot aka marrë një ndryshim të çuditshëm, për t’i dhënë një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë. Nuk është një dhuratë që duhet të shqetësojë askënd se kë do godas, por që përmban një mesazh shumë të qartë me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme,’ –tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026