“Harxhove miliona t’i burgosësh emigrantët në Shqipëri”- Meloni debat me “Sea Watch”

14 Tetor 2024 | 10:35

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është përfshirë në një debat me organizatën joqeveritare “Sea Watch”,  në lidhje me kampet e Gjadrit dhe Shëngjit që ditën e nesërme pritet të presin dhe emigrantët e parë.

Ishte organizata joqeveritare “Sea Watch”, e njohur për shpëtimin e emigrantëve në det, ajo e cila kritikoi ashpër qeverinë italiane, duke e akuzuar për shpenzimin e miliona eurove të taksapaguesve për të “burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri”.

Organizata sugjeroi se këto para mund të ishin përdorur shumë më mirë nga ana e qeverisë.

Kryeministrja Meloni reagoi menjëherë ndaj këtyre akuzave, duke i cilësuar ato si skandaloze. Ajo mbrojti vendimin e saj, duke theksuar se qeveria, me një mandat të qartë nga qytetarët, po punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe veprimeve konkrete.

Mbërritja e emigrantëve të parë në këto qendra pritjeje në Shqipëri pritet të ndodhë këtë javë, ndërsa debati publik mbi marrëveshjen dhe kostot e saj vazhdon të përshkallëzohet në Itali.

Debati i zhvilluar në rrjetin “X” mes kryeministres Meloni dhe organizatës “Sea Watch”:

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026