“U dënova 15 vite burg nga Spartak Braho”, ish-i burgosuri: Do jap jetën në grevë

14 Tetor 2024 | 18:13

Gjashtë ish-të burgosur politik që prej katër ditësh janë futur në një grevë urie, pasi sipas tyre nuk u janë paguar pensionet e veçanta. Për emisionin “People” në Euronews Albania, ata thanë se fatkeqësisht vijojnë të jenë të përndrjekur nga politika shqiptare.

Një nga ish-të burgosurit, tha se u dënua me 15 vite burg nga Spartak Braho. Ai tha se do e vazhdojë grevën e urië deri në fund, deri sa të marrin pensionet shtetërore të veçanta.

“Jam Agimi, i dënuar me 15 vite burg nga Spartak Braho. I bëj thirrje të gjithë të burgosurve politik, sidomos atyre që kanë pasur baballarët nëpër burgje, që u vinin me çanta në krahë, që të vinë e të na përkrahin që zëri jonë të dëgjohet. Se ndryshe zëri jonë nuk do dëgjohet kurrë. Ne jemi edhe grevistët e 2012 kur kemi parë shokun tonë që u dogj në mes të Tiranës. Ne nuk jemi as me Partinë Socialiste, as me Partinë Demokratike, ne jemi demokrat të vërtetë që nuk kthehemi si kameleon.

Ne duam pensione shtetërore të veçanta, ato duam dhe punën e papaguar dhe shtëpinë tonë që do të marri Erion Veliaj e ta bëjë Shtëpi Kulture. Unë marr 1600 lekë pension, nusen e kam pa punë. Nga këtu nuk dal gjallë. Greva e urisë nuk ka për të përfunduar. Kur e nisëm ishim 6 persona, po ne të 6 jemi, ne po e bëjmë thirrjen për të gjithë. Unë u dënova 15 vite burg për tentativë arratisje dhe propagandë kundër qeverisë. Ne akoma jemi të përndjekur. Jam përndjekur që në 85, më kapi amnistia dhe dola”, tha ish-i burgosuri politik”,-tha ish- i përndjekuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026