Cana e paralajmëroi për “bashkimin” me serbët! Duka: U tromaksa kur…
Armand Duka president i Federatës Shqiptare të Futbollit tha komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratën e ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana lidhur me bashkëpunimin me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian U-21.
Kreu i FSHF u shpreh se deklarata e Canës ishte nxjerrë qëllimisht nga konteksti nga ana e disa mediave që duan ta komentojnë negativisht.
Sipas tij ky bashkëpunim Shqipëri-Serbi do të kontribuojë pozitivisht edhe për Kosovën.
“Ka disa media që duan ta komentojnë negativisht dhe unë u tromaksa kur lexova: “e di Duka me kë ka të bëjë”? Thashë do më vritka. Por në fakt e kishte për pabesinë e Serbisë, por konteksti u nxor për mediat. Unë i mirëpres kritikat. Padyshim që ka këndvështrime të ndryshme, por unë i ftoj që ta shohin pozitivisht, mesazhi është pozitiv. Kosovës jam shumë e sigurt që deri në 2027 do t’i kontribuojë në statusin e saj. Nuk ndryshon statusi i Kosovës me organizimin e një kampionati evropian, por ama është një gjest pozitiv, një mesazh paqeje, është një mesazh bashkëpunimi”, tha Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West