Publikohen rezultatet e censit në Malin e Zi, më pak se 5% deklarohen shqiptarë
Drejtoria për Statistikat e Malit të Zi, Monstat publikoi një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi të kryer në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas tij 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, 32.9 për qind si serbë, 9,45 për qind janë boshnjakë, 4,97 për qind janë shqiptarë, 1 për qind janë romë dhe 0,97 për qind janë kroatë.
Sipas të dhënave të Monstat, asnjë grup etnik në Mal të Zi nuk ka shumicë absolute. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011 ka një rritje të vogël të numrit të përgjithshëm të serbëve.
Në pyetjen se cila është gjuha e tyre amtare, 36.2 për qind e banorëve malazezë janë përgjigjur se është gjuha malazeze, ndërsa 43.5 për qind janë përgjigjur se gjuha e tyre amtare është serbishtja.
Forcat pro-serbe dhe pro-ruse si dhe mediat e shumëta në Malin e Zi dhe në Beograd kanë bërë fushatë prej muajsh, duke u bërë thirrje qytetarëve që të deklarohen si serbë.
Fushatës iu bashkua edhe Kisha Ortodokse Serbe , e cila u bëri thirrje qytetarëve që të identifikohen si anëtarë të popullit serb dhe besimtarë të kishës së tyre që flasin gjuhën serbe.
Opozita malazeze tha se rezultatet e regjistrimit konfirmojnë se përkundër propagandës së fuqishme, trysnive për të imponuar një koncept etnik, Mali i Zi arriti të ruajë karakterin e tij qytetar.
Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në ortodoksë – 71.1%, myslimanë – 20% dhe katolikë – 3.2%.
Regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por, fillimisht, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Pas saj, ai u shty disa herë, për shkak të mosbesimit të opozitës në atë proces.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)