Karamuço zbulon dosjen “e nxehtë” të SPAK: Duhet hetuar nga prokurorë të huaj
Temë e diskutimit në emisionin Review në Euronews Albania ishte puna e Prokurorisë së Posaçme dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë ish-presidentin Ilir Meta.
I ftuar në studio, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi se një nga dosjet e SPAK përfshin edhe emra të kolegëve të prokurorëve të këtij institucioni.
Karamuço sqaroi se, përveç prokurorëve, në dosjen e cila njihet si “Toyota Yaris”, janë përmendur edhe politikanë të lartë të së majtës, duke ngritur pyetjen nëse hetimi për këtë çështje duhet të kryhet nga një prokuror i huaj.
“Unë shikoj se mos po mbrohet ndonjë. Kush po e bën këtë? Mos po e bën SPAK-u vetë? Pasi duan të ekspozohet këtu dhe mos të ekspozohet këtu. Por sidomos te rasti i korrikut, i Toyota Yaris, ka kolegë të prokurorëve të SPAK-ut, që SPAK-u duhet t’i hetojë. Mos ka ardhur koha që për atë dosje duhet ndonjë prokuror i huaj, se këta shqiptarët nuk e di sa integritet do kenë për ta hetuar atë dosje. Janë duke u bërë verifikime. Në atë dosje ka edhe politikanë të së majtës brenda; edhe ata po verifikohen, pozita e tyre, po kryqëzohen të dhënat nëse kanë qenë në ato vende. Ne nuk duhet të marrim vesh hollësitë, por një gjeneralitet të përgjithshëm të kësaj ngjarjeje, se kush është i përfshirë, ne duhet ta kemi”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve