Aktivisti Myrtollari: Mbetjet toksike në Durrës njësoj si armët kimike

28 Tetor 2024 | 19:26

Anija “Molivia” ka mbërritur në portin e Durrësit me mbi 100 kontejnerë që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike. Anija u kthye pas refuzimit nga Tajlanda, ku ishte dërguar për të hedhur mbetjet toksike. Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar kontejnerët dhe ka urdhëruar që ata të depozitohen në një vend të sigurt për analiza të mëtejshme.

Aktivisti Shyqyri Myrtollari ishte i ftuar në lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Albania për emisionin “People” për të folur rreth kontejnerëve, ku shprehu dhe shqetësimin e tij ndaj tyre.

Ai theksoi se ngarkesat përmbajnë mbetje industrial të rrezikshme, të cilat janë refuzuar nga Tajlanda për shkak të natyrës së tyre toksike. Analizat e mbetjeve toksike janë bërë në Tajlandë të cilat kanë rezultuar të sigurta që mbi 90% kanë mbetje të rrezikshme në këto kontejnerë sipas tij.

“Jemi në një moment që nuk kemi shumë informacion, mungon transparenca dhe prandaj organizuam një protestë ku të kërkojmë transparencë në institucionet shtetërore për ta hetuar sesi ka ndodhur ky rast. Nuk mund të ndodhë që këto mbetje kaq të rrezikshme të kalojnë në portin e Durrësit që është një siguri shumë e lartë kontrolli. Aty skanohet edhe një mizë e vogël kur hyn e jo më mbetjet kaq të rrezikshme. Dyshimet janë që aty ka mbetje të rrezikshme, janë manipuluar dokumentet dhe është dashur të çohen në vendet e treta të botës. Kjo ngjarje është shumë e njëjtë me protestën që kemi bërë për armët kimike në 2014, ku dolëm të gjithë në rrugë duke protestuar për ndalimin e ardhjes së armëve në Shqipëri. Ekziston frika që kjo mund të jetë një test që këto mbetje kimike janë nisur nga porti i Durrësit por më vonë mund të vijnë mbetje të tjera nga shtetet e ndryshme në Shqipëri”, u shpreh aktivisti Myrtollari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026