“Jemi në mosbindje civile”, Noka: Do paralizojmë jetën politike dhe sociale
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka komentoi në emisionin Now në Euronews Albania paralajmërimin e policisë ndaj protestës së opozitës se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe do të shoqërohet me procedime penale.
Noka u shpreh se nuk bëhet fjalë për protestë por mosbindje civile që ka për detyrë të paralizojë jetën politike dhe sociale të vendit deri në qeveri teknike dhe këtë nuk e ndalon dot policia.
“Opozita është në mosbindje civile, kujt ja recitojnë këto vjersha këta? Ne nuk jemi në protestë, jemi në mosbindje civile, nuk më intereson çfarë reciton regjimi. Jam në mosbindje civile, vepër penale është të vjedhësh, vepër penale është të vjedhësh portin e Durrësit, jam në mosbindje civile, kam detyrë të paralizoj jetën politike dhe sociale të vendit deri në gjunjëzimi e këtij regjimi”, tha Noka.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së