Ish-pjesëtari i UÇK njofton mbylljen e hetimeve të Speciales në Hagë kundër tij

7 Nëntor 2024 | 20:01

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shukri Buja, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka liruar nga të gjitha akuzat dhe ka përmbyllur hetimet ndaj tij.

Buja, ish-kryetar i Lipjanit, tha se hetimet ndaj tij, që nisën më 2019, u përmbyllën dhe ai u njoftua zyrtarisht për këtë gjatë kësaj jave nga Dhomat e Specializuara.

“Kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë time, por edhe pastërtinë dhe lavdinë e UÇK-së”, shkroi Buja në Facebook, duke theksuar se është njoftuar zyrtarisht për këtë

“Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo Prokurori në mënyrë zyrtare”, shtoi ai.

Buja ditëve të fundit është paraqitur para Dhomave të Specializuara si dëshmitar i Prokurorisë në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Para se të nisej për në Hagë, Buja kishte njoftuar opinionin se po shkonte në Hagë, ku kanë selinë Dhomat e Specializuara të Kosovës “pa dëshirën” e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026