U arrestuan për vrasjen e biznesmenit, gazetarja: Çfarë deklaruan dy vëllezërit
Vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka u arrestuan të dielën më 24 nëntor 2024, pasi dyshohet se kanë vrarë biznesmenin Eduart Reçi. Dy vëllezërit, kishin konflikte pronësie me viktimën. Shkëlqim Duka i cili dyshohet të jetë edhe qitësi që qëlloi biznesmenin, punonte si oficer i policisë gjyqësore pranë komisariatit numër 2 në Tiranë.
Gazetarja Sara Demushi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se Shkëlqim Duka nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor, ndërsa vëllai i tij Florjani i cili është pyetur më vete, ka thënë se nuk ka lidhje me krimin.
“Gjatë ditës së djeshme policia ka bërë të ditur edhe arrestimin e dy vëllezërve sa i përket kësaj ngjarje. Shkëlqim dhe Flojran Duka janë venë në pranga nga policia e Tiranës pasi kanë arritur të sigurojnë të gjitha provat që i implikojnë vëllezërit duka lidhur më këtë ngjarje.
Gjithashtu, autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë marrë në pyetje nga ana e grupit hetimor, ku në fakt autori kryesor i kësaj ngjarje, dyshohet se është Shkëlqim Duka, i cili është oficeri i policisë gjyqësore pranë komisariatit numër dy në Tiranë. Ai nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor.
Nga ana tjetër i vëllai ka mohuar pjesëmarrjen në këtë vrasje, duke u shprehur se nuk ka lidhje me këtë atentat dhe nuk është pjesë e kësaj ngjarje. Dy vëllezërit janë marrë në pyetje veçmas njëri-tjetrit në mënyrë që të mos ndikonin te dhënia e dëshmisë para grupit hetimor, por njëri prej tyre, i dyshuar si qitësi i këtij atentati, nuk ka pranuar të flasë”,-tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West