I veshur me flamurin kuqezi, i mituri ndalohet se dëmtoi tabelën e konullatës serbe

2 Dhjetor 2024 | 11:04

Policia maqedonase ka ndaluar një 17-vjeçar shqiptar në qytetin e Kumanovës nën dyshimin se ka dëmtuar tabelën e Konsullatës së Republikës së Serbisë. Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 29 nëntor, rreth orës 09:05, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas mediave lokale policia identifikoi dhe ndaloi të miturin, i cili tani ndodhet në stacionin policor për hetime të mëtejshme.

Policia në Kumanovë ka paralajmëruar ngritjen e kallëzimit penal ndaj të miturit, bazuar në nenin 319 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, që lidhet me veprat penale që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Në një video të publikuar nga Ministria e Brendshme, i mituri shfaqet me flamurin kuqezi në krah, duke dëmtuar tabelën e konsollatës. Incidenti vjen në një kohë, ku gjatë festave të nëntorit pati përplasje dhe djegie të flamurit shqiptar dhe atij maqedonas nga të rinjtë e dy komuniteteve në RMV.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026