Kuvend| Bardhi: Pse s’është në rend dite kërkesa për interpelancë me Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që në seancën e ditës së sotme të mbahej interepelanca me kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se Grupi parlamentar i partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin për pagesën 110 milionë euro ndaj Becchetit.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e raportuar tashmë dhe të konfirmuar të ekzekutimit të një pagese prej 110 milionë euro, për dikë të cilin vetë kryeministri e kishte quajtur mafioz. Duam të dimë pse nuk ëhstë përfshirë në prëputhje me Kushtetuën dhe rregulloren e Kuvendit në rend dite.
Kërkesa proceduriale siç ju ngarkon zonja kryetare rregullorja e kuvendit dhe kushtetuta e Shqipërisë, do duhet të ndërprisni seancën, të thërrisni kryeministrin dhe të realizojmë seancën si një e drejtë që na e njeh kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Çështja që ne kemi ngritur ëhstë çështje madhore për opinionin publik. Ka patur një zotim publik të kryeministrit që ky biznesmen që kryeministri e quan mafioz nuk do të marr asnjë lekë nga buxheti i shtetit, por e ërteta është se ai ka marrë më shumë madje se fondi që kju keni planifikuar për të shpërndarë për bonuzin e këtij fundviti për pensionistët”,-tha Bardhi.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u shpreh se interpelanca me kryeministrin Edi Rama do mbahet në një seancë tjetër.
“Rama nuk vjen dot prej axhendës, interpelanca në një seancë tjetër”
Gjithashtu Bardhi kërkoi të vihen në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës e cila është vënë në dispozion nga Komisioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale