5 vjet SPAK, Manjani: Parlamenti duhet të monitoronte ecurinë e reformës në drejtësi

19 Dhjetor 2024 | 21:51

Struktura e Posaçme shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK shënoi sot 5 vjet nga nisja e veprimtarisë së saj. Duke komentuar këtë zhvillim Ylli Manjani tha në “NOW” me Erla Mëhillin se vlerësimin dhe punën e SPAK duhet ta bëj parlamenti jo prokurorët që punojnë aty.

Sipas tij deputetët sa bëjnë debate në sallën e parlamentit do të duhet të ishin në krye të punës për të monituaruar punën e inistucioneve të drejtësisë.

“Jemi në fund të tetë viteve nga miratimi i reformës në drejtësi dhe 5 vjet që ka funksionuar kjo strukturë SPAK-u dhe GJKKO-ja. Në çdo sistem normal dhe Republikë normale, shoqëri normale kur kalon një periudhe e tillë insitucionet e rëndësishme duke filluar me parlamentin bëjnë një analizë dhe vlerësim të gjithë situatës çfarë kemi arritur dhe ku kemi dështuar me reformën në drejtësi. Kjo është detyra numër 1 që duhet të kishte filluar të bëhej nga parlamenti dhe jo nga Altin Dumani. Dumani është prokuror që zbaton ligjet dhe këtu mbyllet kapitulli, vlerësimin e punës së tij nuk e bën ai por e vlerëson Parlamenti i Shqipërisë dhe ky parlament po të ishte në krye të detyrës nuk do ishte duke bërë debat Muli me Agronin por do të ishte në krye të një procesi vlerësues, konstatues, monitorues të reformës në drejtësi, tha Ylli Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026