Resuli: Në Shqipëri konsumohen rreth 1 milionë gjela deti në vit
Sigurisht që tashmë në muajin dhjetor, vëmendja është shtuar tek konsumimi i gjelit të detit. Ervin Resuli, kryetar i Urdhërit Veterinar ishte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania.
I cili ka folur për numrin e konsumimit të gjelit të detit në Shqipëri dhe arsyen se pse nuk eksportojmë dot produkte të mishit.
“Në Shqipëri konsumohen rreth 1 milion gjela deti në vit. Flasim për një shpend që kërkon ato parametrat dhe standartet e veta për ta prodhuar dhe kultivuar. Ne si vend nuk eksportojmë asnjë produkt me origjinë shtazore, vetëm vezën e klasi B.
Në tërësi produkte dhe nënprodukte të mishit nuk eksportojmë dot sepse flasim për sëmundje të kafshëve dhe shpendëve, nuk i kemi strukturat veterinare në nivele europiane, nuk jemi të çertifikuar si shtet për sigurinë ushqimore. Europa nuk na lejon të eksportojmë kafshë të gjalla apo shpend”, ka thënë Resuli.
Ndër të tjera ai theksoi se cila zonë e ka traditë dhe mbahet më së shumti për gjelat e detit
“Shqipëria e Mesme mbahet si zona më tradicionale për gjelin e detit, zona e Elbasanit, e Kavajës, Peqinit. Gjithashtu dua të shtoj se fermerët përpiqen maksimalisht të kultivojnë produkte të shëndetshme pasi edhe vetë fermerët janë konsumatorë”, tha Ervin Resuli.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve