Ministria e Ekonomisë së Kosovës: Ngarkesa e madhe po rrezikon rrjetin energjetik

25 Dhjetor 2024 | 11:46

Ministria e Ekonomisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, pasi, sipas këtij institucioni, konsumi ka arritur në nivel shumë të lartë dhe po e rrezikon rrjetin energjetik.

Përmes një postimi në Facebook, ministria tha se mbrëmjen e 24 dhjetorit ka mbajtur një takim me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe me Kompaninë për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) për të trajtuar situatën me furnizimin me energjinë elektrike, pas ankesave që qytetarët kanë bërë ditëve të fundit.

“KOSTT dhe KEDS raportojnë se, me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 MË në kohë të caktuara. Si rezultat, sistemi ynë elektro-energjetik është ngarkuar tej mase, duke shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin; kësisoj, ka qenë e domosdoshme që operatorët të bëjnë shkyçje në disa vendbanime ku ngarkesa ka qenë e papërballueshme për rrjetin”, tha Ministria e Ekonomisë.

Sipas autoriteteve, për shkak të mbingarkesës qytetarët në Ferizaj, Lipjan, Gjakovë, Malishevë, Gjilan, Shtime, Istog, Prizren dhe Fushë Kosovë kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

“Përgjatë javës në vijim, për të ndihmuar sistemin elektro-energjetik, lusim qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12.00 dhe pasdites nga ora18:00-00:00. Kursimi i energjisë në këto orë është thelbësor për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur funksionalitetin e sistemit për të gjithë”, shtoi Ministria e Ekonomisë.

Kosova aktualisht prodhon energji elektrike në dy termocentralet, Kosova A dhe B, që funksionojnë me thëngjill. Por, shteti po ashtu importon rrymë me qëllim që të përmbushë kërkesat në rritje të konsumatorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026