“Veliaj duhet të ishte dorëhequr…” Shehi: E ka të humbur betejën politike
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar vajtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.
Shehaj e konsideroi mbledhjen e Këshillit Bashkiak si një mbledhje me tifozët e tij, e sipas tij kjo tregon që Veliaj “ka një sens frike”. Ai tha gjithashtu se kryebashkiaku i Tiranës duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi sipas tij, ai e ka humbur tashmë betejën politike.
“Ky zotëria për sa kohë i mbledh atje, ka një sens frike, një sens faji. Kjo më ra në sy mua. E dyta, këtu ka rënë institucioni i dorëheqjes. Veliaj për veten e vetë do kishte bërë mirë të kishte dhënë dorëheqjen, si nënpunës.
Atje janë dy dosje që janë direkt me këtë. Ka apo nuk ka faj ky, janë dy dosje. Ti je këtu në krye të kësaj Bashki edhe ti nuk paske asnjë lloj përgjegjësie publike? Për mua ky e ka të humbur këtë betejë. Me opinionin publik ky e ka të humbur betejën publike e morale. Ata mund ta fitojnë me gjyqtarët, por nëse ka një opinion publik akoma, e ka humbur,-tha Shehi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania