Italia pranon përgjimet e SkyECC! Ja kush është shqiptari që u përball me gjykatën

27 Dhjetor 2024 | 10:52

Gjykata e Kasacionit e Italisë ka vendosur që të dhënat e mbledhura nga komunikimet e koduara nga SkyECC mes grupeve kriminale, por jo vetëm atyre, mund të përdoren si prova në procedimet penale, për sa kohë ato janë mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Alba Kepi gazetare shqiptare në Itali tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ishte një shtetas shqiptar ai që kishte bërë padinë në gjykatën italiane kundër përdorimit të përgjimeve të përfituara nga këto platforma si provë në hetime.

“Ky vendim ka të bëjë me Shqipërinë, është një vendim që ka hedhur poshtë rekursin e shtetasit shqiptar Ermal Gjuzi i cili është arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm të antidrogës italiane që zbardhi një trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ermal Gjuzi kishte një biznes të një kooperative bujqësore dhe e përdorte për të pastruar paratë e kokainës. Ka qenë Gjuzi që përmes avokatëve mbrojtës ka kërkuar që ky operacion që bazohej në zbardhjen e përgjimeve të SkyECC të mos përdoreshin si provë kundër tij dhe gjykata vendosi që t’i quajë të ligjshme përdorimin e këtyre bisedave në shërbim të hetimit”, tha Kepi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026