“Tao merr përsipër…”- Berisha publikon përgjime, mesazhi për militantët para SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme këtë të hënë, mbajti një fjalim përpara simpatizantëve të Partisë Demokratike që po protestonin përpara SPAK në mbështetje të tij.
Në fjalën e tij, Berisha sulmoi prokurorët e SPAK si bashkëpunëtorë të krimit, pasi nuk hetojnë krimet elektorale, por kanë qëllim të vetëm asgjësimin e opozitës.
“Kjo është një ditë e lirë, kundër diktaturës dhe krimit. Kam denoncuar para jush se SKRAPI është një organizatë kriminale, se SKRAPI me në krye Dumanin janë kriminelët më të mëdhenj elektoralë të vendit.
Me urdhër të Edi Ramës, kërkuan nga gjykatësi i partisë të rikthejë masën e paraqitjes sepse unë kam denoncuar Dumanin dhe Irenën. Kam denoncuar ryshfetet e tyre nga vrasësit, kriminelët dhe milionat e përvetësuar prej tyre nga dosjet.
Por zëri i Sali Berishës nuk mposhtet ndaj krye kriminelëve, kurrë, pavarësisht masave që mund të marrin!”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha publikoi gjithashtu disa përgjime, ku sipas tij deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shfaqet në biseda me anëtarë të bandave kriminale, ku për sigurimin e votave në zgjedhjet e vitit 2021 u premton goditjen e kundërshtarëve të tyre.
“Ky mesazh iu përcoll Taos dhe ata i dhanë afat deri në dhjetor duke i kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao u përgjigj: A garantoni që këta njerëz do votojnë për ne? Përgjigja ishte ‘po’. Tao tha se ata do të shkojnë të gjithë në burg. Tao përcakton tendera, Tao përcakton vendimet e gjykatave, Tao merr përsipër me listë arrestimet”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje