Lobimi në SHBA, Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në ambientet e SPAK nga qelia e tij Nr.5 e burgut “313”, përmes tunelit që lidh këtë institucion me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarme.
Meta është thirrur për të dhënë dëshminë e tij si person në hetim në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.
Siç parashikohet nga procedurat ligjore, Meta është shoqëruar në SPAK në prani të avokatit Genc Gjokutaj, për t’u pyetur nga prokurorët që po hetojnë rastin.
Dje, ishin thirrur edhe disa figura të tjera të afërta me ish-Presidentin. Mes të thirrurve për t’u marrë në pyetje ishin bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila është aktualisht në proces divorci, nëna e saj, Fatime Kryemadhi, dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e çiftit, Ema Çoku.
Sipas informacioneve, as Monika, as Fatime Kryemadhi dhe as Ema Çoku nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë përpara prokurorëve.
Kujtojmë që ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest me burg”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati: Meta u pyet për lobimin në SHBA, kërkoi të fliste me mediat, nuk iu lejua
- Marrja në pyetje e Ilir Metës, paraqitet në SPAK avokati i tij Genc Gjokutaj
- Prej 21 tetorit në burg, Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK
- “Mund ta shpik palestrën edhe në 15 m2″, Meta flet për Euronews nga burgu 313
- “O Sali, o hero”- Berisha paraqitet në SPAK i rrethuar nga mbështetësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:39 Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri
- 10:27 Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi europian kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira
- 10:21 Sfida e radhës për Eva Buzon, maratonë noti në ujërat e Jonit
- 10:11 Shpërthim me lëndë plasëse në Rrilë të Lezhës, dëmtohet një banesë
- 10:07 Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike
- 09:01 Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj