Pamje të rënda| Momenti kur persona të maskuar rrahin me leva biznesmenin në Tiranë

8 Janar 2025 | 09:46

Një konflikt i nisur gjatë verës së kaluar në një resort luksoz në Palasë ka eskaluar në Tiranë, duke lënë një person të plagosur rëndë.

Tre ditë më parë, biznesmeni Adriatik Roshi, 48 vjeç, u sulmua brutalisht nga disa persona pranë zonës së ish-sheshit Shqiponja, teksa priste radhën në një berberhane.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, tre persona të maskuar u futën në ambientet e biznesit dhe e goditën me leva dhe sende të forta 48-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe gjymtyrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Policia ka arrestuar Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.

Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë ngjarjes.

Një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz në gusht të vitit të shkuar, ku Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Në reagimet zyrtare që bëri policia në atë kohë, nuk përmendet emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026