Ulja e çmimit të energjisë, qytetarët të ndarë në mendime: Lëvizje për fushatë

10 Janar 2025 | 17:16

Bonusi i fundvitit dhe një bonus tjetër në pranverë, si dhe ulja e çmimit të energjisë, janë disa nga ndryshimet më të fundit të qeverisë. Por çfarë mendojnë qytetarët për këto vendime dhe si do të ndikojnë ato në jetën e tyre?

“Paguaj për drita 80-92 mijë varet. Ulja e energjisë tek unë nuk ndikon fare, mund të ndihmojë pensionistët po ne i harxhojmë, kështu që nuk do të na ndikojë fare.

“Tek 70-90 mijë lekë paguaj për drita. Ulja shumë mirë, sa më shumë aq më mirë po dhe kaq të kënaqur jemi

“30 mijë lekë, se nuk konsumojmë. Jam shumë e kënaqur”,- u shpreh një qytetare.

Në konsum çdo gjë varet nga personi. Shtriji këmbët sa ke jorganin. Kjo ulja po behët me marifet, sepse ne pensionistët çdo muaj marrim një kompensim, për energjinë elektrike.

“Njeriu nuk ka të ngopur, po të them nuk jam I kënaqur jam një krob i zi. Ai ka bërë ai a premton ti bëj ai, është normale. Ai ka fushatë dhe si bëhet fushata, me premtime bëhet”.

Pensionistët do të marrin një bonus tjetër në pranverë. Ata thonë se të gjitha këto vendime të reja, kanë ardhur për shkak të afrimit të zgjedhjeve, duke kërkuar që të jenë përherë dhe jo vetëm njëherë në vit.

“E tregon vetë kushtëzimi që është për një periudhë kohë dhe jo për gjithmonë. Para votimeve, të gjitha lëvizjet janë elektorale”

50-60 mijë lekë paguajmë drita. Shumë është, unë vetëm jam. Ulja e çmimit të energjisë nuk është mjaftueshëm”.

Qeveria uli çmimin e energjisë me 1 lek më pak, për ato familje që shpenzojnë deri në 700 kw/h. Familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026